AF Elbasani – Partizani dhe Vllaznia – Teuta, janë dy duelet e para të javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore”, të cilat do të luhen sot.
Dy sfida shumë të rëndësishme, të të cilat nisin që të dyja në orën 18:00, kun ë “Loro Boriçi”, kuqeblutë luajnë për kreun dhe durrsakët për një vend të katërshën e parë. Edhe në “Elbasan Arena” luhet për kreun e renditjes kur vendasit bashkëkryesojnë me Vllanzinë, ndërkohë që Partizani me një paraqitje të mirë të javëve të fundit ka nisur ritjen në tabelë.
Tre takimet e tjuera, luhen të shtunën ku Dinamo City ballafaqohet në transfertën e Ballshit kundër Bylisit në ora 13:30. Në po të njëjtën orë, Tirana pret Egnatian në “Selman Stërmasi”.
Sfida përmbyllëse e javës do të luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vorës. Ndeshja është programuar të luhet në ora 16:30.
Kalendari i Javës së 13-të Abissnet Superiore
Sot
AF Elbasani – Partizani 28.11.2025 18:00
Vllaznia – Teuta 28.11.2025 18:00
Nesër
Bylis – Dinamo City 29.11.2025 13:30
Tirana – Egnatia 29.11.2025 13:30
Flamurtari – FK Vora 29.11.2025 16:30
Fatos LAMAJ



