Ballina Futboll Kategoria e Parë-Sot, katër ndeshjet e javës së 13-të: Pogradeci – Iliria,...

Kategoria e Parë-Sot, katër ndeshjet e javës së 13-të: Pogradeci – Iliria, AF Luftëtari – Apolonia, Kukësi – Burreli, Kastrioti –Laçi

E filuar ditën e djeshme me dy duelet e para, Besa-Korabi dhe Skënderbeu-Lushnja, të fituara nga skuadrat vendase, respektivisht 3-1 dhe 4-3, java e 13-të e Kategorisë së Parë do të vijojn ë sot me katër ndeshje të tjera: Pogradeci – Iliria, AF Luftëtari – Apolonia, Kukësi – Burreli, Kastrioti –Laçi.

Duelet që nisin që të gjitha në orën 13:30 pritet të shoqërohen me luftë të fortë sportive, pasi të tetë ekipet që do të zbresin në fushën e lojës kanë objektiv fitore tre pikëshe.

Laçi do të përballet në transfertë me Kastriotin, ndërsa Kukësi pret Burrelin në shtëpi. Pogradeci do të luajë ndaj Ilirisë, ndërsa AF Luftëtari do të përballet në Gjirokastër me Apoloninë.

Kalendari i Kategorisë së Parë, java 13

Dje

Besa – Korabi     3-1

Skënderbeu – Lushnja  4-3

Sot

Pogradeci – Iliria                29.11.2025 13:30

AF Luftëtari – Apolonia  29.11.2025 13:30

Kukësi – Burreli                   29.11.2025 13:30

Kastrioti – KF Laçi             29.11.2025 13:30

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu