Ekipi U19 që prej ditës së djeshme ndodhet në Itali, aty ku sot në ora 15:00 do të luajë ndaj ekipit të Genoa-s ndeshjen finale të “Super Viareggio Cup”.
Në prag të kësaj ndeshje, delegacionit të Vllaznisë, të udhëhequr nga presidenti Alban Xhaferi i është rezervuar një pritje e veçantë në Bashkinë e Viareggio-s.
Numrit 1 të këtij institucioni dhe presidentit të “Viareggio Cup” i janë dorëzuar nga ana e klubit Shkodran dy “Mirënjohje”, në shenjë falenderimi për pritjen dhe bashkëpunimin e nisur në mes dy palëve.



