Monday, February 16, 2026

(Video) Vllaznia e koshit kthehet tek fitorja. Kuqeblutë harrojnë Besëlidhjen dhe mundin në transfertë Skënderbeun 77-94. Spikasin Justin Thomas(26 pikë), Julian Bryant(22), Klajdi Kiri(18)

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu-Vllaznia 77-94(17-27, 24-21, 23-21, 13-25)

Vllaznia e basketbollit për meshkuj  ka lënë pas humbjen me Besëlidhjen në shtëpi dhe në ndeshjen e radhës të vlefshmë për javën e nëntë të Superligës së meshkujve ka arritur një fitore të rëndësishme teksa ka mundur në transfertë Skënderbeun e Korçës.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Skënderbeu” ka nisur mjaft mirë për kuqeblutë, të cilët periodën  e parë e mbyllin në avantazh me shifrat 17-24.

Në dhjetëminutat e periodës së dytë, Skënderbeu luan më mirë dhe arrin të fitojë me shifrat 24-21, por avantazhi i periodës së parë i çon kuqeblutë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me avantazhin plus 7, 41-48.

Edhe pas kthimit në fushën e lojës për pjesën e dytë, vendasit korçarë luajnë më mirë dhe e mbyllin periodën e tretë në avantazh me shifrat 23-21, por pa mundur të barazojnë, sepse pas periodës së tretë, avantazhi është përsëri në anën e  Vllaznisë, këtë radhë me shifrat 64-69.

Duke e ngushtuar në vetëm pesë pikë diferencën e disavantazhit me Vllazninë, Skënderbu i mbështetur edhe nga tifozëria korçare kërkon përmbysjen në periodën e katërt, por përballë ka një Vllazni të tjetërsuar, e cila nën drejtimin e trajnerit Eni Llazani është e papërmbajthshme në dhjetë minutat e fundit.

Jo vetëm që nuk i lejon korçaret të afrohen, por nga ana tjetër duke shënuar pikë pas pike e mbyll periodën e katërt me avantazhin 13 me 25 duke finalizuar rezultatin e përgjithshëm të të gjithë takimit me rezultatin e thellë 77-94.

Fitore kjo, që krahas kontributit të lojtarëve të tjerë, protagonistët kryesorë ishin Justin Thomas, pikëshënuesi më i mirë i Vllaznisë në këtë ndeshje me 26 pikë, i ndjekur nga Julian Bryant me 22 pikë dhe Klajdi Kiri me 18 pikë.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia e basketit për meshkuj renditet në vendin e katërt me 15 pikë, dy pikë më poshtë Tiranës dhe Apolonisë dhe tre nga Besëlidhja kryesuese. Ndeshja e radhës për Vllazninë e basketbollit meshkuj do të jetë mbrëmjes e së enjtes në shtëpi me ekipin e Apolonisë, por këtë radhë për Ligën Unike të Basketbollit, Shqipëri-Kosovë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img