Tirana-Vllaznia 1-1(Shënues: Rafael Silva 5’(p)/ Bekim Balaj 26’(p)
Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Silva,Haxhiu,Marku,Mehmeti,Vogli,Falaje,Ismajli,Meta Trajner:Ardian Nuhiu
Vllaznia:Pohls,Gurishta,Pusi,Krymi,Kastrati,Balaj,Kallaku,Mala,Qato,Kuro,Gjini Trajner:Edi Martini
Gjyqtarë:Enea Jorgji,Mirjeta Salla,Emigers Ganxhi(Elbasan),Florjan Lata(Durrës) Var:Kreshnik Cjapi(Fier) Avar:Silvio Dyrmishi(Elbasan)
Tre penallti të akorduara nga arbitri Enea Jorgji ka prodhuar klasikja Tirana-Vllaznia, takim i luajtur pasditen e sotme në stadiukin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, i vlefshëm për javën e 17-të të Superiores.
Rezultati final u vendos që në pjesën e parë ku nga tre penallti, një për Tiranën dhe dy për shkodranët, regjistruan nga një gol në secilin portë, ndërkohë që kuqeblutë shpërdoruan edhe një tjetër të dhënë në favor të Vllaznisë.
Bardheblutë e kthyen në gol me anë të Rafael Silva, ndërsa dy të tjerat për Vllazninë i ekzekutoi Bekim Balaj,që shënoi të parën,por gaboi tek e dyta.
Një pjesë e parë me ritëm të lartë ku rezultati 1-1 ishte i drejtë për të dyja skuadrat.
Ndërsa pjesa e dytë ishte e qetë ku për Vllazninë u shfaq rrezikshëm dy herë Kallaku dhe një herë Bismark.
Në krahun tjetër për Tiranën rrezikuan Vogli dhe Ismajli por që nuk ndryshuan asgjë që nga pjesa e parë.
Kështu pas këtij barazimi bardheblutë shkojnë në kuotën e nëntë pikëve por mbeten në vendin e fundit.
Në krahun tjetër me 27 pikë të grumbulluara Vllaznia mbetet në vendin e katërt.
Fatos LAMAJ



