Ka përfunduar me një rezultat befasues sfida mes Bylisit dhe Elbasanit, me ballshiotët që triumfuan 3–2 në një ndeshje plot emocione. Protagonist absolut i takimit ishte sulmuesi i Bylisit, Ibrahim Mustapha, i cili realizoi i vetëm të tre golat e ekipit të tij.
Bomberi nigerian gjeti rrugën e rrjetës në minutat 44, 48’ dhe 55’, duke “gjunjëzuar” Elbasanin dhe i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij. Reagimi i miqve erdhi me golat e Loukli dhe Tsague, por pa mundur të shmangnin humbjen.
Pas 17 javësh kampionat, Elbasani i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic humbet kreun e renditjes, duke mbetur 2 pikë pas Egnatias kryesuese. Ndërkohë, Bylis ngjitet në vendin e 7-të të tabelës së klasifikimit me 18 pikë, duke marrë një fitore me peshë për vazhdimësinë e sezonit.



