Tuesday, December 23, 2025

Gvozdenovic: “Bylis është i fortë në shtëpi. Nuk ishte dita jonë”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic foli për mediat pas humbjes befasuese kundër Bylisit në stadiumin “Adush Muça”. Kjo disfatë ka bërë që ata të humbin kreun në Superiore:

“Nuk kemi probleme me mungesat. Sot Bylis ishte më agresiv për topin e dytë. Pjesa e parë u vendos nga goli i tyre për fajin tonë. Mund të kishim barazuar. Shpejt kemi edhe javën e fundit për këtë vit ndaj Tiranës.

Presioni? E ka çdo skuadër. Nuk është çështje presioni. Bylis është i fortë në shtëpi, ndërsa ne luftuam. Ndoshta edhe unë do mendojë diçka pak më ndryshe rreth rolit të Kasës.

Nëse do kisha opsion më të mirë, do reagoja, por nuk kisha mundësi tjetër. Kasa bëri maksimumin nga krahu i djathtë.

Mbrojtja? 3 gola të pësuar janë shumë. Nuk ishte dita jonë. Të gjithë golat e pranuar erdhën prej gabimeve tona”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img