Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Dytë, të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit, ku nuk kanë munguar rezultatet interesante dhe fitoret me peshë për disa skuadra.
Sopoti ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Gramshit, duke konfirmuar formën e mirë. Tri pikë të rëndësishme ka siguruar edhe Tërbuni, që mposhti Basanian me rezultatin 2-0. Me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Besëlidhja përballë Naftëtarit.
Në takimet e tjera, Luzi ka fituar 3-1 ndaj Adriatikut, ndërsa sfida mes Erzenit dhe Veleçikut është mbyllur në barazim pa gola, 0-0. Ndërkohë, ndeshja mes Tomorit dhe Delvinës, e cila nisi disa minuta me vonesë, është ende në zhvillim, me Tomorin që udhëheq 1-0.



