Tuesday, December 23, 2025

(Video) Flamurtari Futsal eleminon Tiranën në gjysmëfinale 7-2. Të marten e 23 dhjetorit, finalja me Vllazninë për trofeun e Kupës së Shqipërisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Flamurtari Futsal-Tirana Futsal  7-2

Shënues: Spajdi Qopekaj(3), Xhordan Kapaj(2), Ermir Leci, Oltion Rapi

Pasi është mësuar finalisti i parë, që është Vllaznia, ekipi kampion në fuqi që eleminoi ekipin kryeqytetas Jata duke e mundur thellësisht 15-4, sfida e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, takimet e së cilës po zhvillohen në qytetin e Shkodrës, ishte ajo në mes Flamurtarit dhe Tiranës.

Një gjysmëfinale e denjë mes dy skuadrave me traditë në futsalen shqiptare, e cila u ndoq me shumë interesim nga tifozëria shkodrane.

Para fillimit të ndeshjes, në të dy kampet respektive të drejtuara nga trajnerët e njohur Mario Kalus(Flamurtari) dhe Artur Angoni(Tirana), kishte deklarata optimiste për kualifikim në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, pse jo edhe fitimin e trofeut.

Por, objektivit të parë, atë të kualifikimit në finale, ia arriti qëllimit skuadra vlonjate, e cila u tregua më e organizuar dhe më e saktë në veprimet e saj në fushën e lojës.

Djemtë e drejtuar nga Mario Kalus e nisen mjaft mirë ndeshjes dhe shumë shpejt kaluan në avantazh me golat e Spajdi Qopekajt, më i miri golashënues në këtë ndeshje, me tre gola, njëri më i spikatur se tjetri.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e Flamurtarit futsal 4 me 1, ndërkohë falë edhe golave të kolegëve të tjerë vlonjatë: Xhordan Kapaj(2), Ermir Leci, Oltion Rapi, e gjithë ndeshja mbyllet me rezultatin 7 me 2 në favor të vlonjatëve.

Fitore kjo, që e kualifikon Flamurtarin në finalen e Kupës së Shqipërisë, aty ku gjen finalistin tjetër, Vllazninë e Shkodrës, me të cilin do të diskutojë fitimin e trofeut të këtij kompeticioni, të martën e 23 dhjetorit, sfidë kjo që do të luhet në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke nisur prej orës, 16:00.

(Video) Pamje nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, Flamurtari-Tirana(7-2) si dhe prononcimet e dy trajnerëve, Mario Kalus(Flamurtari) dhe Artur Angoni(Tirana), mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img