Edicioni i ri i spektaklit “Big Brother VIP Albania 2025”, ka nisur me një surprizë të veçantë për amatorët e sportit, dhe sidomos ato shkodranë.
Pjesë e prezantimit të konkurentëve që u futën në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ishte edhe shkodrani i mirënjohur, Seno Fishta.
Pjesë e një familje sportive në qytetin e Shkodrës, për një periudhë të gjatë kohore, Seno jetoi jashtë Shqipërisë, kryesisht në Francë.
I njohur për simpatinë dhe tifozllëkun ndaj Vllaznisë së tij të zemrës, Seno Fishta, vendosi të lërë Francën dhe të kthehet në Shqipëri, ku krahas të tjerave, u bë autor i Podcat-i shumë simpatik “Na shkoi jetë Rrefishat”, ndërkohë që spikat edhe si mexhaxher futbolli.
Pa minuta para se të futej në shtëpinë e madhe të “Big Brother VIP Albania”, Seno Fishta, publikon në rrjetin e tij social, postimin, me lajmin e futjes së tij në Big Brother VIP, të cilin shkruhet.
“Sot po nis një rrugëtim të ri, një sfidë që kërkon guxim, sinqeritet dhe forcë shpirtërore. Po hyj në Big Brother VIP me zemër të hapur, pa maska, me të mirat dhe të metat e mia. Nuk premtoj perfeksion, por premtoj vërtetësi. Çdo ditë aty brenda do jetë një provë, një mësim dhe një hap më afër vetes sime. Faleminderit të gjithë atyre që më besojnë, më mbështesin dhe janë pranë meje. Ky është vetëm fillimi… rrugëtimi im sapo ka nisur”.
#bigbrothervipalbania #senofishta :
Përfshirja e Seno Fishtës në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 2025” ka marrë vemendjen e madhe të opnionit shkodran e më gjërë, sidomos ato të fushës së sportit, aty ku Seno Fishta ka armën e tij më të fortë.
Gaspër MARKU



