Ivan Gvozdenovic në pozitën e trajnerit të Elbasanit ka folur për mediat pas barazimit 1–1 ndaj Tiranës në fushën e tyre.
“Sot ishim si gjithmonë. Jemi Elbasani. Përballë kishim ekipin e Tiranës. Ishte një derbi. Ishim më mirë dhe afër do fitojmë në ndeshje. Me një pikë nuk jemi të kënaqur por jam krenar për çunat.
Nuk ishte kollaj për të gjetur rrugën për golin. Sot ishte maksimumi jonë. Ishim në një formacion ndoshta nuk ishte për ne shumë e mirë por nuk kishim tjetër opsion. Ky ishte maksimumi.
Luhej shumë fort në fazën e mbrojtjes. Nga fillimi ishte ideja të sulmojmë nga krahu. Krosimet e të gjitha, ishim përgatitur për të sulmuar nga krahët.
Ishim edhe pak brenda qendër pjesës së Tiranës. Ishte problem kur Tirana ishte e mbyllur mbrapa, nuk ishte kollaj për të gjetur rrugën për golin. Pjesa e dytë ishte më e mirë. Ishim pak më evaziv. Kjo ishte maksimumi nga ne sot besoj”.



