Saturday, January 17, 2026

Finale për trofeun e parë të sezonit, Dinamo dhe Egnatia zbulojnë kartat për Superkupën.

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo dhe Egnatia përballen sot në finalen e Superkupës së Shqipërisë,në një duel ku vihet në lojë trofeu i parë i sezonit.

Dy skuadrat vijnë me objektiva të qarta dhe filozofi të ndryshme loje,duke e bërë këtë sfidë një përballje të fortë taktike dhe emocionale.

Dinamo pas vështirësive të shfaqura në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit,pritet të bëjë ndryshime në formacion.

Trajneri Ilir Daja do tu besojë lojtarëve që kanë dhënë më shumë siguri në ndeshjet e fundit,duke shmangur surprizat në një ndeshje ku gabimet nuk falen.

Nga ana tjetër Egnatia e trajnerit Edlir Tetova vjen si kampione në fuqi dhe me grup të plotë.

Rrogozhinasit mbeten një enigmë për kundërshtarët, pasi tekniku mban sekret 11-shen deri në momentet e fundit,duke ndryshuar shpesh skemën dhe emrat e futbollistëve që do startojnë.

Gjithçka është gati për një finale të zjarrtë,ku detajet mund të vendosin fituesin dhe ku të dyja skuadrat synojnë të nisin sezonin me një trofe në duar.

Egnatia: Dajsinani,Fangaj,Sota,Xhemajli,Ndreca,Aleksi,Fernando,Selmani,Ruçi,Albanese,Bakajoko Trajner: Edlir Tetova

Dinamo: Teqja,Maliqi,Ferreira,Dita,Neziri,Qardaku,Qefalija,Vila,Bregu,Nani,Guindo Trajner: Ilir Daja

Ndërsa sa i përket gjyqtarëve FSHF ka vendosur për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë.

Kryesor i këtij dueli do të jetë gjyqtari i finaleve të mëdha Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja është caktuar në rolin e arbitrit të katërt.

Në Var do të jetë Kreshnik Barjamaj dhe në Avar është caktuar Emanuela Rusta.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img