Sunday, January 11, 2026

FIFA-Priten ndryshime për pozicionin jashtë loje, do të favorizohen sulmuesit

Lexo

- Reklamë -spot_img

FIFA vazhdon të bëjë të tjera eksperimente për ta bërë edhe më tërheqëse lojën. Po mendohet një ndryshim i rregullit të pozicionit jashtë loje, në mënyrë që të favorizohen sulmuesit. Gianni Infantino e ka bërë të qartë vizionin e FIFA-s gjatë ceremonisë së “Ëorld Sport Summit” në Dubai.

“Vite më parë futëm VAR-in për ta bërë futbollin më të drejtë, për t’i dhënë arbitrit mundësinë të korrigjojë një gabim që miliona persona nga shtëpia apo nga stadiumi e kanë parë, – ka shpjeguar presidenti i FIFA-s. – Po e përmirësojmë gjithmonë e më shumë VAR-in me një teknologji më të avancuar, për të ndihmuar arbitrat që të marrin vendime të drejta.

Vazhdojmë të rishikojmë rregullat me qëllimin për ta bërë lojën  me sulmuese, më tërheqëse. Po shohim rregullin e pozicionit jashtë loje, që ka evoluar gjatë viteve, duke imponuar sulmuesin të pozicionohet në mënyrë perfekte në linjë me mbrojtësin. Ndoshta në të ardhmen duhet të jetë me gjithë trupin përpara mbrojtësit për të qenë në pozicion të parregullt”.

Ideja është për të sinjalizuar pozicion jashtë loje vetëm kur sulmuesi është krejtësisht përara mbrojtësit. Infantino ka bërë me dije se FIFA po merr masa edhe për të evituar humbjen e kohës gjatë ndeshjes. “Është e rëndësishme që loja të rrjedhë në mënyrën e duhur, kështu që ndërprerjet duhet të reduktohen sa më shumë”, – ka theksuar kreu i FIFA-s.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img