Sunday, January 11, 2026

FSHF mbështet klubet e Superiores. I akordon 90 mijë euro për t’i shfrytëzuar në shërbim të merkatos së dimrit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një ndihmë për merkaton e janarit klubeve të Superiores dhe atyre të Kategorisë së Parë do t’ua japë Federata Shqiptare e Futbollit. Çdo skuadër e elitës do të përfitojë 90 mijë euro në muajin janar nga ky institucion.

Me fondin prej 3 milionë eurosh të miratuar pak kohë më parë për qëndrueshmërinë e sistemit futbollistik në vend, FSHF indirekt do të sponsorizonte edhe merkaton e dimrit, që sapo ka nisur. Për shumë klube është një ndihmë e konsiderueshme, sidomos për ata që kanë detyrime të prapambetura, çka krijon problem edhe për licencimin për pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Në janar merkatoja është e limituar, sepse alternativat janë më të pakta, ndaj dhe me 90 mijë euro çdo klub i Abissnet Superiore mund të bënte një pazar të mirë, duke rritur sadopak cilësinë e skuadrës dhe rrjedhimisht edhe të kampionatit.

Nga i njëjti fond i miratuar nga FSHF, klubet e Superiores do të përfitojnë edhe 90 mijë euro të tjera në fund të sezonit, duke e çuar në 180 mijë euro vlerën totale. Përjashtim bëjnë vetëm skuadrat që në fund të kampionatit bien nga kategoria, që këstin e dytë e marrin të përgjysmuar, pra 45 mijë euro.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img