Saturday, January 10, 2026

Merkato-Besëlidhja zyrtarizon përforcimet e janarit. Mesfushori Xhuljo Mehmeti, është firma e parë për lezhjanët

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besëlidhja e mbylli fazën e parë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë në vendin e parë të grupit A me 26 pikë, e ndjekur nga Sopoti i Librazhdit dhe KF Shiroka me një dhe tre pikë më pak.

Një paraqitje pozitive e skuadrës lezhjane, por, ashtu siç kishin paralajmëruar në mbyllje të vitit të kaluar, drejtuesit kanë nisur përforcimin e skuadrës me elementë të tjerë cilësore.

Dhe, firma e parë zyrtare ka ardhur me mesfushorin Xhulio Mehmeti, të cilin e ka prezantuar zyrtarisht, drejtori sportive, Renato Malota.

Njoftimi zyrtar i KF Besëlidhja 

Xhuljo Mehmeti është afrimi i parë në merkaton e Janarit. Mehmeti luan në mesfushë dhe vjen pas eksperiencave në skuadra si Erzeni, Kastrioti apo Liria Prizrenit dhe vjen si vlerë e shtuar në skuadrën tonë.

#MirësevjenXhuljo #ForcaBesëlidhja

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img