Pas largimeve në masë, te Tirana është momenti i afrimeve. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar sot edhe blerjen e dytë të merkatos së dimrit. Bëhet fjalë për një mbrojtës 25-vjeçar nga Kosta Rika.
“Johan Enrique Cortes Alfaro është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve. Mbrojtësi pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit. 25-vjeçari i është bashkuar ekipit në fushën stërvitore dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Nuhiu”, – shkruan klubi kryeqytetas në faqen e vet zyrtare.
Tirana po riorganizohet në këtë periudhë me shpresën se do ta shmangë rënien nga Abissnet Superiore. Bardheblutë mbajnë vendin e fundit pas dy fazave të para, me vetëm 10 pikë. Të pakënaqur nga ajo çfarë dha skuadra në gjysmën e parë të sezonit, drejtuesit e Tiranës kanë larguar më shumë se 10 futbollistë, të cilët kanë nisur të zëvendësohen gradualisht.
Para mbrojtësit Alfaro është zyrtarizuar afrimi i sulmuesit Patrik, ndërkohë që pritet edhe ritkhimi i Ernest.



