Sunday, January 11, 2026

Superiore-Futboll Femra. Vllaznia, ekipi që ka shënuar më shumë gola në fazën e parë. Kryeson me 59 gola, e ndjekur nga Gramshi me 54 dhe Apolonia 45. Edhe si individ, kryeson Megi Doçi e Vllaznisë me 24 gola e ndjekur nga Maria Julia Garcia Davila e Gramshit, me 11

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kampionati “Kategoria Superiore” për vajza ka përmbyllur me sukses fazën e parë të edicionit futbollistik 2025/2026. 9 ekipet pjesëmarrëse në garë kanë sjellë përballje mjaft emocionuese dhe me një numër të madh golash, plot 254.

Në fazën e parë të këtij sezoni, ekipi i Vllaznisë kryeson renditjen si ekipi që ka shënuar më shumë gola deri më tani, 59 gola. Shkodranet ndiqen nga skuadra e Gramshit, me pesë gola më pak se Vllaznia, 54 të tillë. Në vendin e tretë si ekipi që ka shënuar më shumë gola është ekipi i Apolonisë, me 45 të tillë.

Lista plotësohet nga Teuta (34 gola), Egnatia (23 gola), Partizani (19 gola), Kinostudio (10 gola), Atletik Klub (5 gola) dhe Lushnja (1 gol).

Sa i përket golashënueseve më të mira deri në këtë fazë të kampionatit, listën e kryeson sulmuesja e Vllaznisë, Megi Doçi me plot 24 gola të shënuar. Futbollistja e Vllaznisë ndiqet nga lojtarja e Gramshit, Maria Julia Garcia Davila me 11 gola të realizuar. Në TOP 3 renditet edhe futbollistja e Apolonisë, Nicole Ndjock Pouhe me 10 gola të shënuar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img