Abisnet Superiore” ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 19-të të kampionatit, teksa tashmë pas dy ditësh do të rikthehen sërish në fushë për duelet e radhës për llogaritë e javës së 20-të.
Kjo javë do të jetë e ndarë në dy ditë të dielën dhe të hënën.
Të dielën do të luhen dy ndeshje paralelisht të cilat do tëzhvillohen në të njëjtën orë.
Egnatia do të përballet me Elbasanin,ndërsa Flamurtari do të pres në shtëpi skuadrën e Bylis,të dyja këto ndeshje do të luhen në orën 17:00.
Ndërkohë ditën e hënë do të zhvillohen tre duelet e tjera.
Vora-Tirana do të luhet në në orën 13:30,ndërsa Partizani-Teuta do të luhet në orën 17:00.
Dinamo-Vllaznia kryesfida e kësaj jave që premton spektakël do të luhet në orën 19:30 në.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 20-të, Abissnet Superiore
Të dielën
Egnatia-Elbasani(17:00)
Flamurtari-Bylis(17:00)
Të hënën
Vora-Tirana(13:30)
Partizani-Teuta(17:00)
Dinamo-Vllaznia(19:30)
Fatos LAMAJ



