Sulmuesi gjerman i Milanit, Niclas Fullkrug, bie pre e hajdutëve, i vjellin bizhuteri dhe ora me vlerë 500 mijë euro

Lexo

- Reklamë -spot_img

Surprizë e pakëndshme për sulmuesin gjerman të Milanit, Niclas Fullkrug, i cili ka përfunduar në shenjestrën e hajdutëve. Këta të fundit i kanë bërë një “gol” prej 500 mijë eurosh, duke vjedhur sendet me vlerë të lojtarit në dhomën e hotelit.

Hajdutët kanë vepruar mbrëmjen e kaluar, në një hotel në Milano, ku është akomoduar përkohësisht futbollisti. Ata kanë hapur me forcë kasafortën dhe kanë marrë ora e bizhuteri, që kanë vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Sulmuesi e ka kuptuar se dikush kishte hyrë në dhomën e tij sot në mëngjes. Organet kompetente kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hapur një hetim. Fullkrug, i cili është transferuar në Itali vetëm pak kohë më parë, përballet me një ngjarje aspak të këndshme, ndërkohë që pret të shfaqet protagonist me fanellën e Milanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Besëlidhja mund kryesuesen Besa dhe nis ngjitjen në tabelën e klasifikimit. Kategoria e Parë-Java e katërt

Besëlidhja-Besa 2-1(Shënues: Olamide 20', Bilali 45'/Prengaj 79') Kartonë të verdhë:Fetaj 45+1',Topallaj 46',Smaçi 49',Molla 65'/Prengaj 40',Rrena 50',Danladi 53' Besëlidhja:Molla,Topallaj,Janku,Bilali(A.Marku 71'),Alidema(Trashi 59'),Smaci(Hila 57'),Fetaj,Zabala,Shyti(Fusha...
- Advertisement -spot_img