Vllaznia U14 zhvilloi mbrëmjen e djeshme ndeshjen miqësore përballë Atletico de Madrid U14, e cila u mbyll me rezultatin 5-0.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, me një paraqitje të disiplinuar dhe konkurruese nga ana e ekipit tonë.
Në pjesën e dytë u kryen disa zëvendësime, duke i dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 5-0 në favor të vendasve.
Një eksperiencë shumë e vlefshme për djemtë tanë, përballë një akademie elitare si ajo e Atletico de Madrid, që shërben për rritjen dhe formimin e tyre sportiv.




