KF Vllaznia ka nisur fushatën e rinovimeve të kontratave duke u përqëndruar pikë së pari tek talentet kuqeblu. Njëri prej tyre që ka bindur me aktivizimet e tija në formacionin kuqeblu është shtatlarti i mesfushës, Ensar Tafili, për të cilin drejtuesit e KF Vllaznia ka arritur marrëveshjen për rinovim të kontratës deri në vitin 2028.
Postimi zyrtar i KF Vllaznia
𝐊𝐞𝐦𝐢 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭‘𝐮 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐄𝐧𝐬𝐚𝐫 𝐓𝐚𝐟𝐢𝐥𝐢. 𝐌𝐞𝐬𝐟𝐮𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢 𝟐𝟎 𝐯𝐣𝐞𝐜̧𝐚𝐫 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐞𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟖.
Në këtë mënyrë, drejtuesit kuqeblu kërkojnë të “blindojnë” talentet kuqeblu. Filluan një ditë më parë me Gledjan Pusin, vijuan sot me Ernar Tafilin, ndërkohë që në vazhdim priten edhe firma të tjera me të rinjë e talentuar të AF Vllaznia.



