Friday, January 23, 2026

(Video) Basket Meshkuj/Vllaznia-Apolonia, kryendeshja e javës. Të shtunën, ora 18:00 në “Qazim Dervishi”. Kuqeblutë në fushë me blerjen më të re, kanadezin Jayden Hibbitt

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Apolonia, është ndeshja kryesore e javës së 13-të të Superligës së basketbollit për meshkuj. Dy skuadra këto që në tabelën e klasifikimit mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta, nga 21 secila, me fierakët që janë të tretët me pikaverazh më të mirë.

 

Kështu që, sfida në fjalë, e cila është planifikuar të luhet mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” duke filluar nga 18:00, vlen për vendin e tretë.

Kuqeblutë e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Eni Llazani po kalojnë një formë shumë të mirë sportive, gjë që pasqyrohet edhe me katër fitoret e realizuara radhazi, ndërkohë që grupi është i karikuar për të marrë fitoren e pestë radhazi.

Në pritje të kësaj ndeshje, për kuqeblutë ka një lajm të mirë, pasi me skuadrën është bashkuar edhe brerja më e re Jayden Hibbitt, një basketbollist ky me moshë të re 21 vjeçare që vjen nga Kanadaja për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave madhor të Vllaznisë.

Basketbollisti në fjalë, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me kuqeblutë, dhe nga sa bëhet e ditur, nesër pritet të jetë në fushë përballë Apolonisë duke bërë kështu debutimin e tij të parë me uniformën e Vllaznisë.

Gaspër MARKU

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img