Tirana–Flamurtari, ndeshje kjo e shtyrë nga FSHF nga dita e djeshme për sot për shkak të fatkeqësisë së futbollistit të Tiranës, Teuta – FK Vora dhe AF Elbasani – Dinamo City, jnë tre çiftet që do të përballen ditën e sotme për javën e 21-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, “Abissnet Superiore”.
Në dy sfidat e para të luajtura dje, Vllaznia mundi Partizanin në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar nga Lirim Kastrati në minutën e 33-të. Ndërkohë, Bylis dhe Egnatia e kanë mbyllur takimin në një barazim dramatic, 2 me 2.
Kalendari i javës së 21-të Abissnet Superiore
Dje
Bylis – Egnatia 2-2
Vllaznia – Partizani 1-0
Sot
Tirana – Flamurtari 13:30
Teuta – FK Vora 13:30
AF Elbasani – Dinamo City 16:30
Fatos LAMAJ



