Vllaznia-Atletik Klub Shkodra 3-0
(Shënuese: Megi Doçi 32’, Klaudia Borçi 36’, Françeska Hila 55’)
Pas fitores së ndeshjes së parë të luajtur në transfertë ndaj Atletik Klub Shkodra me rezultatin e thellë 0-9, Vllaznisë së futbollit femra i mjaftoi një fitore tjetër më me pak gola në ndeshjen e dytë, vetëm 3 me 0 për t’u kualifikuar në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.
Për sfidën e dytë të luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” kanë menduar kapitenia Megi Doçi, Klaudia Borçi dhe Françeska Hila, të cilat tundën tre herë rrjetën e portjeres së Atletikut, Monda Keshteja, përkatësisht në minutat 32’, 36’ dhe 55’ duke vulosur fitoren e kësaj ndeshje 3-0.
Kësisoj, me avantazhin e përgjithshëm 12 me 0, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka, shkon në turin çerekfinal, ku me të gjitha gjasat përballë do të ketë ekipin e Teutës, i cili në këtë sezon futbollistik ka spiaktur për merkaton si dhe formën e mirë sportive të paraqitur në fushën e lojës.
(Video) Prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Nikolin Leka i Vllaznisë dhe Elis Legata i Atletik Klub Shkodra, si dhe pamje nga ndeshja Vllaznia-Atletik Klub 3-0, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar-Veriu Sport-YOUTUBE.



