Sunday, November 24, 2024

Futboll U-21/ Bullgari-Shqiperi 4 me 0, kritika për prapavijen kuqezi

Lexo

Formacioni i Shqipërisë U-21: Laroshi, Kalaj, Dragoshi, Smajlaj, Cara, Mehmeti, Gjata, Bushaj, Ismajlgeci (C), Vangjeli, Marku.

Pas sfidës eliminatore kundër Andorras, ku kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-0, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, kombëtarja U-21 luajti sonte ndeshjen miqësore me kombëtaren e Bullgarisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi pësoi një humbje të thellë në këtë ndeshje, teksa u mund me rezultatin 4 me 0.

Në pragndeshje, drejtuesit e skuadrës kuqezi u patën shprehur se ky ballafaqim do t’i shërbente për mundësinë e aktivizimit të lojtarëve që kanë patur më pak hapësira në formacion. Gjithsesi, kjo nuk e justifikon faktin që kanë pësuar katër gola, aq më tepër që tre prej tyre i pësuan në fillimin e sfidës, në harkun kohor të 11 minutave(Shopov 2′ , 11′,  S.Petrov 5′). Në pjesën e dytë, Bullgaria shënoi dhe golin e katërt me një 11-metërsh të Nikolov në minutën e 68-të.

Në këtë miqësore, për kuqezinjtë u aktivizuan shumë lojtarë që vijnë nga kampionati shqiptar. Përgjithësisht, kundërshtari e ka përballuar totalisht takimin duke krijuar një epërsi të dukshme ndaj 21 vjeçarëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img