Sunday, November 24, 2024

Starton sot EURO 2020, sfida e parë, Itali- Turqi ora 21.00 në “Olimpico” të Romës

Lexo

Starton sot Kampionati Europian i Futbollit, i 16-ti sipas radhës, i cili në fakt duhej të luhej një vitë më parë, por që falë situatës së pandemisë “Euro 2020” është spostuar të luhet tani.  Ceremonia hapëse e kampionatit mbahet në orën 19:00, dhe për shqiptarët ka një të veçantë sepse bashkëatdhetari i tyre këngëtari i mirënjohur Ermal Meta është përzgjedhur të performojë me këngën e tij hit, “Uno”.

Më pas, emocionet e “Euro 2020” do të vijojnë me sfiden e parë që i përket grupit A, atë mes Italisë dhe Turqisë e planifikuar të luhet në “Olimpico” të Romës duke filluar nga ora 21.00, ballafaqim ky që i përket konkurimit në grupin A ku bëjnë pjesë ekipet e Turqisë, Italisë, Uells, Zvicër.

24 skuadrat e Europianit të 16-të do të kenë 11 vende pritëse Amsterdami, Baku, Sevilla, Bukureshti, Budapesti, Kopenhageni, Gllasgou, Londra, Muynihu, Roma dhe Shën Peterburgu, ku për herë të parë, një evenimet i tillë do të zhvillohet me dyer pjesërisht të mbyllura. Pas sfidës së sotme hapëse të 11 qershorit, Itali-Turqi që starton në orën 21.00, emocionet do të vijojnë për një muaj me radhë për të mbërritur në finalen e madhe do të luhet në datën 11 korrik në stadiumin legjendar të Anglisë, Ëembli.

Në aspektin sportiv, pikëpyetjet janë të shumta. A do të mundë Franca të shkruajë historinë? A mundet Anglia ta mbajë presionin, po Cristiano Ronaldo a do të mund të vazhdojë ta udhëheqë Portugalinë? Kush do të jetë Islanda e këtij edicioni?

Franca që konsiderohet favorit arriti të fitonte një europian pas një botërori në vitin 2000 dhe sot është skuadra më e kuotuar, por pas rreshtit të parë, Gjermania, Italia apo Spanja shpresojnë që “Gjelat” të reflektojnë pikat e dobëta që janë mungesa e harmonisë në një grup që mbetet i përcarë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img