Krahas zgjedhjes së Presidentit të FSHF-së, ku kreu i FSHF-së në fuqi Armand Duka rikonfirmohet edhe për katër vite në krye të këtij institucioni, Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit ka votuar edhe për 10 emrat e Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni.
Bazuar nga votat e asamblesë, në listën e dhjetë fituesve të rinj të KE është edhe is futbollisti shkodran, dhe trajneri i suksesshëm Armando Cungu, i cili ishte ndër më të votuarit në këtë listë.
Së bashku me shkodranin Cungu, për mandatin e ri katër vjeçar të KE u zgjodhën edhe Anila Basha, Blendi Fevziu, Edmond Hasanbelli, Erind Resuli, Geri Çipi, Lufti Nuriu, Envi Hicka, Gjergji Petro dhe Pano Xhixho.
Dhjetë antarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, një pjesë e të cilëve të rikonfirmuar, do të jenë parlamenti i federatës për katër vitet e ardhshme të mandatit të ri të FSHF-së.



