Tuesday, November 26, 2024

Euro 2020, dita e pestë: në fushë zbresin peshat e rënda

Lexo

Portugalia fillon mbrojtjen e titullit kundër Hungarisë, ndërsa Franca, kampione e Botës, përballet me Gjermaninë.

Kampionët në fuqi të Botës dhe Europës zbresin në fushë këtë të martë në ndeshjen e parë të Euro 2020. Në grupin e peshave të rënda, Grupi F, Portugalia do të nisë mbrojtjen e titullit përballë Hungarisë, ndërsa Franca do të masë forcat me Gjermaninë.

18:00 Hungari vs Portugali (Grupi F, Budapest)

Portugala në pozita për të mbrojtur titullin me një Cristiano Ronaldo që do të dominojë titujt kryesorë. Ylli i Juventusit është në radhë për të arritur rekorde të reja. Gjithsesi, përballë është një Hungari e fortë, e pamposhtur në 11 ndeshje dhe një i 12-ti do të ishte i barabartë me ecurinë e skuadrës së dikurshme, atë të kohëve të arta.

CR7 tregon synimet: “Për mua, më e rëndësishmja është fitimi i dy EURO-ve. Kjo do të ishte vërtet e rëndësishme. Skuadra ka punuar shumë mire, ata janë të përgatitur dhe tani ne kemi dëshira për të filluar me këmbën e mbarë, për të fituar ndeshjen e parë, thelbësore në këtë garë. Pesë vjet më vonë, ekipi është i ndryshëm, më i ri, me potencial të madh dhe vetëm fusha do të na tregojë nëse është më mirë apo më keq sesa në 2016. Le ta shijojmë”. Hungaria kurrë nuk e ka mposhtur Portugalinë në 13 takimet e mëparshme(4 barazime,  9 humbje).

21:00: Francë – Gjermani (Grupi F, Mynih)

Fituesit e Kupës së Botës FIFA 2018, Franca udhëton për t’u përballur me ekipin që i parapriu ata si kampion bote, Gjermania. Les Bleus kanë fituar 16 nga 20 ndeshjet e tyre të fundit, duke humbur vetëm një, dhe shumica e vëmendjes do të përqendrohet në faktin nëse Didier Deschamps vendos të fusë Karim Benzema që kthehet së bashku me Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappé, edhe pse për gjithë entuziazmin që e rrethon atë treshe, Didier Deschamps nuk ka lënë pas dore kërcënimin e sulmuesve të Gjermanisë.

Ashtu si treshja potencialisht vdekjeprurëse e Francës, kombinimi sulmues i Gjermanisë do të përpiqet të tërheqë mbrojtësit në vendet ku ata nuk duan të shkojnë. Siç tha Deschamps: “Objektivi është të jesh efektiv në të dy fazat”.

Trajneri i Gjermanisë Joachim Löë është po aq i vetëdijshëm për vështirësinë e paraqitur nga kundërshtarët e tij ndërsa përgatitet për fillimin e turneut përfundimtar të mbretërimit të tij 15-vjeçar, duke shpjeguar: “Të dy palët kanë sulme të rrezikshme. Ju duhet të jeni të përqendruar çdo sekondë dhe të mos largoni sytë  nga ndonjëri prej tyre”.

Franca është e pamposhtur në pesë ndeshje kundër Gjermanisë (3 fitore, 2 barazime), që nga humbja 1-0 në çerekfinalet e fushatës triumfuese të Gjermanisë në Kupën e Botës 2014, Mats Hummels shënoi golin e vetëm.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img