Saturday, March 14, 2026

Elite Youth Development Academy zhvillon ndeshje miqësore në “Shtëpinë e Futbollit”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elite Youth Development Academy, projekti i FSHF-së për zhvillimin e futbollistëve të rinj, vazhdon të ofrojë trajnim dhe përvojë praktike për talentet e ardhshme të futbollit shqiptar. Futbollistët e Akademisë stërviten intensivisht, jetojnë dhe trajnohen së bashku, duke përfituar një mjedis profesional dhe të përqendruar në zhvillimin e aftësive të tyre.

Në kuadër të këtij programi, ekipet e Elite Youth Academy zhvilluan ndeshje miqësore në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi U14 u përball me Shënkollin U15, ndërsa ekipi U16 luajti kundër Partizanit U17. Ndeshjet ofruan mundësinë për testimin e njohurive të fituara gjatë stërvitjeve, përforcuan bashkëpunimin në ekip dhe dhanë një panoramë të qartë mbi progresin e lojtarëve të rinj.

Ky projekt synon të zhvillojë talente të reja, duke krijuar një urë të fortë mes stërvitjes, përvojës konkurruese dhe edukimit profesional në futboll.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img