Sunday, March 15, 2026

Ndalesa e Partizanit në Vorë, tekniku i të kuqve Kërnaja, mendon se ndikoi orari i ndeshjes, si dhe agjërimi i disa futbollistëve për muajin e Ramazanit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja, pas ndeshjes, Vora-Partizani 2-2 

“Sigurisht do t’i japim meritat ekipit vendas që bëri një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë. Ne nuk ishim aty ku duhet në pjesën e parë, pësuam dy gola në goditje standarte, pozicioni i keq i qendërmbrojtësve në goditjet standarte. U munduam të ndryshonim të fitonim ndeshjen, nuk kishim shumë fluiditet sot të them të drejtën. Ndoshta lodhja, mbingarkesa, në pjesën e parë nuk ishim ku duhet, ndoshta edhe për meritë të Vorës.

Dëmtimi i Fadairos na krijoi shumë pështjellim aty, dëmtimi i tij në minutën e 15 që doli dhe ka një frakturë në dorë. Na bëri të ndërronim manovër meqë është lojtar thellësie. Kishim menduar që të luanim në qendër, duke parë vendosjen e Vorës. Mos harrojmë që Vora në krahun e djathtë ka lojtarë të shpejtë si Daka e Bardhi, por në linjë qendrore kishte shumë mungesa dhe gjithmonë në dilnim gjithmonë në pozicion goditës siç erdhi goli i Dumbia. U munduam që të çonim Sidibe në një kundër një me Vrapin se kishte të verdhë e ishte në vështirësi. Ndoshta ishte dita jo e tij, por problemi është se çunat po japin maksimumin. Mos harrojmë që është rezultati i 6 pozitiv, vijmë në formë të mirë. Nuk është se mund të fitosh gjithmonë, ndoshta ndonjëherë mund të marrësh edhe barazime. Ky është barazim karakteri, force, me 10 lojtarë arritëm të barazonim. Ndryshuam disa herë sistem, u munduam me çdo gjë vetëm që të mos dilnim pa pikë sot, për mënyrën se si shkoi ndeshja.

Të them të drejtën u gabua në shumë pasime të thjeshta, pasime shumë të thjeshta. E kam thënë që ndoshta djemtë mund të kenë ndonjë ditë jo. Mos harrojmë që kanë bërë 6 ndeshje shumë të mira dhe mund të ketë edhe ndonjë ditë jo, që mund të ishte sot. Ndoshta këtu mund të hyjë edhe orari i ndeshjes, duke parë që 80% e djemve janë me Ramazan, kuptohet zgjimi në orën 5 të mëngjesit, mosfjetja, fjetja pak gjumë deri në orën 11 e gjysmë, janë shumë faktorë që ndoshta kanë ndikuar duke qenë edhe orari që ndoshta nuk na përshtatet. Ndoshta ia lëmë kësaj, ndoshta ndeshjeve radhazi. Mund të jenë ngarkuar, kanë gabuar në pasime të thjeshta. Por treguam forcë karakteri, falë zëvendësimeve, edhe djemve që hynë 20 minuta. Nuk është kollaj që një lojtar si Qaka të hyjë në 20 minuta e japin maksimumin me cilësitë që ka, apo Murataj. Dhamë maksimumin. seriozisht nuk duhet të dilnim pa pikë sot.

 

Golat e pësuar? Kemi marrë dy gola në goditje standarte, që në 24 ndeshje kemi marrë vetëm 2 të tillë, një me Elbasanin dhe një me Teutën. Kjo është pikë shumë e fortë e jona, kemi shumë lojtarë të fortë aty. Por ishte një rreshtim gabim i yni, sidomos te goli i dytë i dy qendrave. Dy lojtarë zbritën dhe Sembene ishte në kohë vonesë, as nuk kërceu dhe as nuk zbriti me linjën. Po ashtu edhe Bytyçi. Janë gjëra që do t’i punojmë e rregullojmë, për atë punë jemi në punë. Sa i përket pjesës së parë, kishim menduar të futnim Maritnez që të kishim superioritet numerik në qendër. Pasimet gabim na kapën në befasi të them të drejtën.

Kasalla mori dy pasime nga Sembene që kërkoi të luante mes linjave, por i mbylli po ashtu Sembene se është lojtar i fortë një kundër një, e rregulloi vetë gabimin. U munduam të kishim mbajtjen e topit në pjesën e dytë, ia arritëm qëllimit deri diku, kishim dy raste të tjera. Por e rëndësishme është të mos dilnim pa pikë, për objektivin që kemi ne, atë të Final Four.

Isgandarli vjen nga një tërheqje muskulore, e ka pasur të gradës së parë. Dhe nuk donim të rrezikonim shumë sepse ai mund të jetë i thirrur nga kombëtarja nuk donim ta rrezikonim shumë. Duhet t’i ruajmë këta djem se kanë dhënë shumë.

Kemi lojtarë. Shabani u paraqit mirë në pozocionin e tij ku ishte, pavarësisht se ndonjëherë u munduam të ndërronim krahët dhe ta fusnim në qendër. Është lojtar që përshtatet shumë mirë, po bën atë që i kërkojmë ne. Goli do vijë edhe për Shabanin, siç ka ardhur për sulmuesit e tjerë. Për Isgandarlin nuk donim të rrezikonim, e kishim në stol, por nuk donim të rrezikonim se mund të bëhej dëmtim më i madh”, tha Kërnaja për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img