Dinamo ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes, duke konfirmuar momentin e vështirë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, u mposht minimalisht nga Teuta në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen e javës së 28-të në Abisnet Superiore.

Dinamo e nisi ndeshjen më kërkuese duke iu afruar golit në disa raste,por nuk arritën të konkretizojnë. Në krahun tjetër Teuta ia doli të godas në momentin më të mirë të vendasve. Në minutën e 31-të dhe ishte Arifi kaloi Teutën në avantazh,pas një asisti të mar nga Ismajli.
Në pjesën e parë Dinamo e kishte të vështirë për të reaguar. Në pjesën e dytë portieri Selmani ishte vendimtar me disa pritje për Teutën,duke mbajtur portën e paprekur.
Deri në fund Teuta ia doli të ruaj avantazhin,për të mar fitoren e cila i ngjit në kuotën e 37 pikëve në vendin e gjashtë,dy pikë më pak se Dinamo e vendit të pestë.
Fatos LAMAJ


