Monday, March 16, 2026

(Video) Basket Meshkuj-Vllaznia sfidon Fieri Basket në transfertë 86-98. Të dielën, ora 18:00, finalja e parakohshme me Besëlidhjen. Java e 19-të e Superligës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Fieri Basket-Vllaznia 86-98(18-21, 24-24, 16-28, 28-25)

Kuqeblutë e koshit të drejtuar nga trajneri Eni Llazani, kaluan me sukses javën e 18-të, teksa arritën të fitojnë në transfertë me ekipin e Fieri Basket.

Sfida e luajtur në Vlorë për arsye të mungesës së fushës së rregullt nga fierakët u shoqërua me luftë të fortë sportive dhe rivalitet, sidomos në periodën e dytë që u mbyll në barazim 24 me 24.

Referuar ecurisë së takimit, Vllaznia fitoi periodën e parë ishte me shifrat 18 me 21.

Falë një loje në rritje të fierakëve, dhjetë minutat e periodës së shoqërohen me shumë rivalitet, gjë që e tregojnë edhe shifrat e barabarta, 24 me 24, por gjithësesi, me avantazhin e periodës së parë prej tre pikësh, Vllaznia është fituese e pjesës së parë me rezultatin 42 me 45.

Ajo që i jep Vllazninë suksesin në këtë ndeshje është perioda e tretë, e cila fitohet me shifrat 16 me 28 duke e thelluar avantazhin në 17 pikë diferencë. Kaq i mjafton Vllaznisë për të administruar fitoren e kësaj ndeshje.

Ashtu si edhe në takimet e tjera, në periodën e katërt, tekniku Llazani i jep minuta elementit të ri 17-18 vjeçar, gjë që përfiton kundërshtari për ta fituar këtë periodë 28-25, por pa mundur të ndalë fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin e përgjithshëm 86 me 98.

Një ndeshje ku spikatjen më të madhe e bëri Hibbit me 32 pikë të shënuara i ndjekur nga Parker me 29 dhe Bryant 24 për të vijuar me Thomas 15 dhe Shestani 14.

Në ndeshjet e tjera të javës së 18-të, Tirana mundi Apoloninë 91-83, Elbasani fiton me Flamurtarin 93-89, Partizani -Kamza. 66-107, Teuta -Pogradeci  94-88, ndërkohë që Skenderbeu -Beselidhja është shtyrë. Pas këtyre rezultateve, Vllaznia është e dyta në renditje me 31 pikë, tre më pas sesa Besëlidhja kryesuese, me të cilën do të ballafaqohet në javën e 19-të, takim i cili do të zhvillohet të dielën e kësaj fundjave në pallatin e sportit, “Asllan Rusi” të kryeqytetit prej orës 18:00. Por, përpara se të luajë një finale të parakohshme me Besëlidhjen, Vllaznia e basketit meshkuj ka në kalendar edhe një ndeshje tjetër të vështirë, pasi të mërkurën rikthehet përsëri në Ligën Unike duke udhëtuar në Kosovë për t’u ndeshur me Golden Yllin  e Suharekës.

(Video) Ndeshja Fieri Basket-Vllaznia, Superliga basket meshkuj, 86 me 98.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img