Ballina Video (Video) Spektakël në klasiken e volej meshkuj Vllaznia-Tirana. Rivaliteti dhe emocionet shkojnë...

(Video) Spektakël në klasiken e volej meshkuj Vllaznia-Tirana. Rivaliteti dhe emocionet shkojnë deri në pikët shtesë 37-35

Vllaznia-Tirana 1-3(24-26, 37-35, 23-25, 21-25

Vllaznia dhe Tirana kanë dhuruar spektakël në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Sfida në fjalë e vlefshme për javaën 12-të të Superligës së volejbollit kishte shumë rivalitet në fushën e lojës, kjo edhe për faktin se takoheshin dy skuadra që janë në garë për vendin e dytë.

Rivaliteti u shpreh qartë edhe në pikëzimin e seteve, kur për të fiksuar fituesin e setit të parë janë dashur pikët shtesë, ku Tirana fiton 24 me 26.

Por, rivaliteti dhe emocionet e kësaj superndeshje vijojnë edhe në setin e dytë, ku këtë radhë fituesi është përcaktuar në pikën e 37-të, të cilin e fiton Vllaznia 37-35.

Barazimi 1 me 1 me sete rihapi takimin duke i dhënë një shans kuqebluve të përmbysnin bardheblutë, por një gjë të tillë nuk aritën ta bënin, sepse Tirana arrin të fitojë dy setet e tjerë, të tretin 23-25 dhe të katërtin 21-25 duke u larguar nga Shkodra me fitoren 1 me 3.

Pas javës së 12-të, Superligën e volejbollit meshkuj e kryeson Partizani me 26 pikë, Tirana është e dyta me 20 pikë dhe Vllaznia e treta me 17 pikë, aq sa ka edhe Erzeni i vendit të katërt.

(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës së volejbollit meshkuj, Vllaznia-Tirana , 1-3.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu