Ballina Futboll Kampionati i futbollit 5×5/ 8 skuadra në garë për titullin kampion, ja...

Kampionati i futbollit 5×5/ 8 skuadra në garë për titullin kampion, ja çiftet e fazës 1/4

Kampionati kombëtar i futbollit 5×5 ka hyrë tashmë në një fazë mjaft të nxehtë, teksa janë përcaktuar 8 ekipet çerekfinaliste të këtij edicioni si edhe çiftet që do të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazë.

Ndeshjet e fazës 1/8 kanë dhuruar spektakël, gola dhe mjaft emocione, duke e kthyer kampionatin 5×5 jo vetëm në një garë argëtuese, por edhe konkurruese.

Me hedhjen e shortit janë zbardhur edhe çiftet e fazës ¼, ku ekipet synojnë kualifikimin në fazën gjysmëfinale dhe do të vijojnë rrugëtimin drejt titullit kampion të Shqipërisë.

Çiftet çerekfinaliste

Julton 5×5 – Cankaj Construction

Los Amigos – Sky MFC

Ats 5×5 – Dymbedhjeta 5×5

FJT Auto – Simple Fc

 

Sakaq, më poshtë edhe rezultatet e ndeshjeve të fazës 1/8:

Julton 5×5 5-2 Fc Sinaloa

Sallmani SC 3-4 Los Amigos

Sky MFC 3-2 Art-Inox

Akademia e Forcave te Armatosura  5×5 1-7 Cankaj Construction

Beautiful Albania 2-6 FJT Auto

Fc.Tigres 5×5 3-8 Simple Fc

Mici Konstruksion 1-6 Dymbedhjeta 5×5

Rei&Co 1-4 Ats 5×5

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu