Ballina Ekipet Kombëtare Kombëtarja-Dëmtimi i Rey Manaj në sfidën Sivasspor-Umraniye të ligës së parë turke....

Kombëtarja-Dëmtimi i Rey Manaj në sfidën Sivasspor-Umraniye të ligës së parë turke. Sulmuesi kuqezi, 4-6 javë larg fushës së blertë, humbet sfidën e 26 marsit kundër Polonisë

Lajme të këqija për kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjes kundër Polonisë, e vlefshme për fazën e Play Off-it të Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi Rey Manaj është larguar i dëmtuar nga fusha e lojën në sfidën Sivasspor-Umraniye në ligën e parë turke dhe sot klubi i tij ka njoftuar për shkallën e dëmtimin të lojtarit.

“Lojtari ynë Rey Manaj u dëmtua në muskulin e pasëm të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i rezonancës magnetike (MR) të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të shkallës 3c dhe gjakderdhje në muskulin e pasëm të kofshës së majtë”, shkruhet në njoftimin e Sivasporit.

Manaj detyrohet të qëndrojë larg fushës së blertë për 4-6 javë dhe për rrjedhojë humbet sfidën e 26 marsit kundër Polonisë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu