Tuesday, March 17, 2026

Kategoria e Parë/ Java e 27-të luhet të mërkurën, sfida të rëndësishme për objektivat e skuadrave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 27-të e kampionatit “Kategoria e Parë” do të zhvillohet ditën e mërkurë, me të gjitha ndeshjet të planifikuara për në orën 15:00, duke premtuar një tjetër javë të rëndësishme në garën e kampionatit për këtë edicion.

Në një prej sfidave kryesore, Skënderbeu do të presë në shtëpi Korabin, ndërsa Besa do të udhëtojë drejt Laçit për një transfertë delikate përballë vendasve.

Pogradeci do të masë forcat me Ilirinë, në një përballje me interes për ecurinë e tabelës, ndërkohë që Kukësi përballet me Lushnjen dhe Kastrioti pret Burrelin. Në takimin tjetër të javës, AF Luftëtari pret Apoloninë në shtëpi.

Java 27

Skënderbeu – Korabi 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Skënderbeu”

KF Laçi – Besa 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Laçi”

Pogradeci – Iliria 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”

Kastrioti – Burreli 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Redi Maloku”

AF Luftëtari – Apolonia 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Gjirokastra”

Kukësi – Lushnja 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Kukës Arena”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img