E diela e llogarive në Kategorinë e Parë, gara për titull dhe mbijetesa luhen në pesë ndeshje
Besa-Skënderbeu
Skënderbeu vjen pas një ndalese të papritur dhe kërkon me çdo kusht fitoren në Kavajë.
Përballë është Besa që luan pa presion për një vend në “play-off” dhe në shtëpi di të jetë shumë e rrezikshme,nëse Skënderbeu gabon sërish mund të humbas kryesimin.
Iliria-Laçi
Laçi është vetëm një hap larg vendit të parë dhe çdo pikë e mar peshon shumë. Megjithatë përballja me Ilirinë nuk do të jetë e lehtë,pasi vendasit jan një skuadër e paparashikueshme që kërkojnë të surprizojnë favoritët në shtëpi.
Burreli-Pogradeci
Pogradeci vjen pas gjashtë fitoreve radhazi,por transferta e Burrelit njihet si një nga më të vështirat.
Burreli ka treguar se di ti ndali ekipet e forta,ndaj kjo sfidë do të mat ambiciet reale të Pogradecit për vendet e para.
Kastrioti-Kukësi
Kastrioti kërkon të afrohet me zonën e sipërme,ndërsa Kukësi ndodhet në krizë të thellë dhe në rrezik serioz rënieje.
Për Kukësin kjo është një finale ku vetëm fitorja i mban në lojë,pasi çdo hap tjetër fals mund të jetë fatal.
Korabi-Luftëtari
Pas rezultatit pozitiv ndaj Skënderbeut,Korabi kërkon pikët e radhës në shtëpi.
Në anën tjetër Luftëtari ka nevoj urgjente për pikë për ti ikur zonës së ftohtë në një duel që vendos shumë.
Fatos LAMAJ


