(Video) Lajmi i fundit…Boks-Talenti i ekipit North Boxing Albania, Biordi Çekini, kualifikohet në finalen e Turneut Ndërkombëtare, “Porto Box Cup” të Portugalisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ekipi i North Boxing Albania me qëndër në qytetin e Shkodrës që drejtohet nga dy vëllezërit, Emiliano dhe Klaudio Çekini është pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar “Porto Box Cup” të Portugalisë.

Aktiviteti në fjalë që konsiderohet një nga eventet më madhështore të boksit olimpik, “Porto Box Cup”, që zhvillohet në Porto dhe mbledh rreth 1,200 sportistë nga klubet më të zhvilluara të boksit, ka nisur me datë 24 mars.

Nën drejtimin e kryetrajnerit Klaudio Çekini, ekipi shqiptar North Boxing Albania konkuroi me dy talentet e tij, vëllezërit Brajan dhe Biordi Çekini, në peshat 57 kg dhe 46 kg.

Në ditën e parë, Brajan Çekini kaloi raundin me short, ndërsa në ditën e dytë u përball me boksierin Cole Pikulski nga Uells, një kundërshtar shumë i fortë. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, boksieri yne  nuk arriti të kalonte në finale.

Radha ishte per talentin e ekipit North Boxing Albania Biordi Çekini, ku synimet dhe pritshmerite per te jane te medha, ndeshjen e pare e kaloi  pa probleme ku fitoi paster me rezultatin 3me 0 kunder boksierit Polak Juliusz Biernacki.

Në ditën e dytë, Biordi Çekini u ndesh me një boksier të fortë nga Letonia, por per Çekinin ishte thjesht nje kundershtar qe duhej mposhtur dhe që në raundin e parë ai i shkaktoi knockdoën kundershtarit, duke triumfuar me fitore  pas tre raundeve të shkëlqyera.

Fitore kjo që e kualifikoi Biordi Çekinin në finalje, ku përballë do të ketë boksierin anglez James Joyce, i cili mundi ukrainasin në gjysmëfinale me rezultatin 3-0. Joyce është i renditur i 4-ti në Angli dhe i 66-ti në botë nga 2,000 boksierë.

Edhe pse do të përballet me një kundërshtar me nivel shumë të lartë, përkushtimi dhe mobilizimi i Biordit gjatë stërvitjeve i japin shpresë kryetrajnerit Klaudio Çekini për një rezultat pozitiv, ku me shume besim do synohet vetem fitorja ne kete ndeshje.

(Video) Pamje nga ndeshjet e boksierit të North Boxing Albania, Biordi Çekini së bashku me trajnerin Klaudio Çekini në Turneun Ndërkombëtar të Portugalisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img