E nisur dje me ndeshjen e mbijeteses, Flamurtari-Tirana, takim i mbyllur me rezultatin e barabartë, 1 me 1, Abissnet Superiore, vijon sot me tre duele, ku pesë nga gjashtë skuadrat e tre çifteve përkatëse lujnë për katërshën e parë finaliste.
Supertakimi Partizani – Vllaznia është ai i orës 17:00 që do të luhet stadiumin “Arena e Demave”, me kuqeblutë udhëtuas që kryesojnë renditjen me 53 pikë, po aq sa ka edhe Elbasani dhe të kuqtë vendase në vendin e katërt me 44 pikë. Të kuqtë synojnë fitoren për të mbajtur pozitën brenda katërshës finaliste, pse jo edhe për të ngushtuar diferencën me kuqeblutë, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia kërkon triumfin për të mbajtur vendin e parë në renditje.
Po, në orën 17:00, Egnatia pret në shtëpi Bylisin, me rrogozhinasit të tretët në renditje me 51 pikë dhe ballshiotët e vendit të shtatë me 30 pikë.
Dinamo City – AF Elbasani, është çifti i tretë i ditës së sotme, i planifikuar të luhet në orën 20:00 në “Air Albania”, ku të dyja skuadrat kanë si synim vetëm fitoren.
Java e 30-të e Superiores mbyllet të dielën me takimin, Vora – Teuta, që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës prej orës 15:00.
Kalendari i Javës së 30-të Abissnet Superiore
Dje
Flamurtari – Tirana 1-1 3
Sot
Partizani – Vllaznia, ora 17:00, stadiumi “Arena e Demave”
Egnatia – Bylis, ora 17:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Dinamo City – AF Elbasani, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”
Nesër
FK Vora – Teuta, 5 prill 2026, ora 15:00, stadiumi “KF Vora”


