Kuqeblutë për betejen e radhës. Vllaznia e vendit të parë pret Teutën e vendit të gjashtë. Të dielën, 19:00, në “Loro Boriçi”. Java e 31-të e “Abissnet Superiore” nis të shtunën dhe mbyllet të hënën

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë lënë pas ballafaqimin e parë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë me Dinamon, i cili u mbyll në barazim 1 me 1, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit dhe tashmë janë përqëndruar tërësisht tek ndeshja e radhës në kampionat.

Kalendari i javës së 31-të të “Abissnet Superiore” ka në program që Vllaznia, kryesuese e kampionatit me 56 pikë do të luajë në shtëpi duke pritur Teutën e vendit të gjashtë me 38 pikë. Sfida në fjalë është planifikuar të luhet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar prej orës 19:00.

Një ballafaqim ky, ku kuqeblutë me entuziasmin e fitores në tansfertë të javës së kaluar me Partizanin 0 me 2, do të kërkojnë fitoren e radhës për të forcuar pozicionin në krye të tabelës, ndërsa Teuta, e cila në ballafaqimin e javës së 13-të të katër muajve më parë ka befasuar në “Loro Boriçi” duke fituar ndaj Vllaznisë me golin e shënuar nga Marjo Beshiraj, kërkon të njëjtën gjë duke synuar kapjen e zonës së katërshes finaliste.

Sa i takon ndeshjeve të tjera të kësaj jave, ato janë të shpërndara në tre ditë, të shtunën, të dielën dhe të hënën. Sfida e parë hapëse e kësaj jave luhet të shtunën në Vlorë me një përballje direkte për mbijetesë. Flamurtari do të presë Vorën në stadiumin e tij me të njëjtin emër, në orën 19:00, duke synuar të marrë pikët e plota për të ruajtur shanset për mbijetesë.

Nga ana tjetër, FK Vora do të kërkojë të marrë rezultat pozitiv në transfertë. Të dielën, krahas ballafaqimit Vllanzia-Teuta të orës 19:00, Tirana do të përballet me Egnatian në “Selman Stërmasi”, në orën 16:00. Bardheblutë do të kërkojnë rikthimin te fitorja pas barazimit të javës së kaluar, ndërsa Egnatia do të synojë të marrë pikët e plota.

Edhe e hëna ka në program dy ndeshje. Bylis do të presë Dinamo City në stadiumin “Adush Muçaj”, në orën 16:00. Ndërkohë që në mbrëmje, prej orës 19:00, Elbasani do të presë Partizanin në “Elbasan Arena”.

Kalendari i Javës së 31-të Abissnet Superiore

Të shtunën
Flamurtari – FK Vora, 11 prill 2026, ora 19:00 Stadiumi “Flamurtari”

Të dielën
Tirana – Egnatia, 12 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Selman Stermasi”
Vllaznia – Teuta, 12 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Loro Boriçi”

Të hënën
Bylis – Dinamo City, 13 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Adush Muçaj”
AF Elbasani – Partizani, 13 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img