(Video) Basketboll-Amerikani i Vllaznisë, Julian Bryant optimist për fitore ndaj Tiranës. Play-Off, gjysmëfinalja e parë më 25 prill në Tiranë, sfida e dytë më 29 prill në Shkodër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Tirana, është njëri prej çifteve gjysmëfinaliste të Kampionatit Kombëtar të basketbollit meshkuj, faza Play-Off.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Eni Llazani, pasi kanë kaluar me shumë sukses turin çerekfinal të fazës Play-Off duke eleminuar Teutën e Durrësit me dy fitore radhazi, e para në Shkodër me rezultatin 93-48 dhe e dyta në Durrës 86-89, nisin këtë fundjave ballafaqimet e turit të dytë duke u përballur në gjysmëfinale me ekipin e Tiranës.

Një klasike e basketit për meshkuj që vazhdimisht është shoqëruar me luftë të fortë sportive në fushën e lojës dhe po ashtu në tribunat e tifozëve.

Sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, sfida e parë gjysmëfinale do të luhet në pallatin e sportit “Farie Hoti” të kryeqytetit mbrëmjen e së shtunës së 25 prillit, ndërsa e dyta në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës, të mërkurën e ardhshme me datë 29 prill, ndërsa e treta sërishmi në Tiranë me datë 2 maj.

Skuadra që arrin të fitojë tre ndeshje fiton të drejtën e kualifikimit në finalen e Kampionatit Kombëtar për të luftuar në betejën e titullit kampion për sezonin sportiv 2025-2026, ndërkohë që nëse nevojitet edhe për ndeshje të tjera shtesë, ato janë planifikuar me datë 6 dhe 9 maj 2026.

Duke folur për Veriu Sport, dy ditë para sfidës së parë gjysmëfinale, basketbollisti amerikan i Vllaznisë, Julian Bryant, ka përcjellë emocionet e këtij ballafaqimi, ku përpos vlerësimit të ekipit kundërshtar është shprehur optimist për kualifikimin në finale.

Në aspektin personal, amerikani Julian Bryant është shprehur i kënaqur që është pjesë e Vllaznisë së basketbollit meshkuj, ndërkohë që ka folur me simpati edhe për qytetin e Shkodrës.

I pyetur për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me klubin kuqeblu, nisur nga përvoja pozitive që po kalon në Shkodër, amerikani Julian Bryant, e ka lënë të hapur nënshkrimin e një kontrate tjetër me presidentin e basketit shkodran, Sokol Dibra.

(Video) Prononcimin e plotë të basketbollistit amerikan të Vllaznisë, Julian Bryant, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img