(Video) Tennis-Shkodra mirëpret ITF World Tennis Tour. Mbi 130 tenistëve nga 53 vende të botës në garë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shkodra është mikpritëse e Turneu ITF World Tennis Tour U18, aktivitet që po zhvillohet në mjediset komode të Adriatic Tennis Park  me pjesëmarrjen e mbi 130 tenistëve nga 53 vende të ndryshme të botës.

Një aktivitet sportiv ky, që jo vetëm rrit nivelin e konkurrencës, por forcon edhe profilin e Shkodrës si një destinacion në rritje për turizmin sportiv.

Organizimi i këtij eventi dëshmon se qyteti ka kapacitetet dhe standardet e nevojshme për të pritur aktivitete ndërkombëtare.

Per drejtuesin e Adriatic Tennis Park ne Shkodër, Alban Dani, këto evente rrisin jo vetem cilesine e ketij sporti ne vendin tone por ndikojne edhe ne turizmin sportiv ne Shkodër.

Vetë sportistët pjesëmarrës kanë vlerësuar jo vetëm kushtet dhe infrastrukturën sportive, por edhe mikpritjen, natyrën dhe atmosferën që ofron Shkodra, duke e konsideruar atë një eksperiencë të veçantë përtej fushës së lojës.

“Unë jam nga Turqia, quhem Ives, jam 16 vjeç dhe kjo është hera ime e tretë në Shqipëri, në Shkodër. Klubi është shumë i bukur, gjithçka është e kuruar dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë. Edhe natyra është fantastike.

Është shumë bukur këtu. Fushat janë shumë të mira dhe ambienti është i këndshëm. Ka shumë fusha për padel, një sport që më pëlqen shumë. Gjithçka është e organizuar mirë, edhe fushat me dhe të kuq, edhe ato indoor.

Unë jam gjithashtu nga Turqia, quhem Zen dhe jam 16 vjeç. Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe mund të them që është një eksperiencë shumë e mirë. Më ka pëlqyer mikpritja, fushat dhe organizimi i turneve.”, shprehen dy nga pjesëmarrësit nga ekipet e huaja të tennisit që po konkurojnë në Shkodër.

Turneu i ITF World Tennis Tour pritet të mbyllet me ndeshjet finale të shtunën, duke kurorëzuar një tjetër event të suksesshëm sportiv për Shkodrën. Ndërkohë, gjatë muajit të ardhshëm, qyteti do të vijojë të jetë në qendër të aktiviteteve sportive dhe kulturore, me një kalendar të pasur eventesh që synojnë të tërheqin vizitorë dhe të forcojnë më tej profilin e tij si një destinacion dinamik dhe mikpritës në rajon.

(Video) Pamje nga ndeshjet e Turneut ITF World Tennis Tour-Adriatic Tennis Park –Shkodër, si dhe opinionet e drejtuesit të Adriatic Tennis Park Shkodër, Alban Dani, si dhe të pjesëmarrësve vendas dhe të huaj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img