Rikthehet Kampionati “Abisnet Superiore”. Java e 33-të vjen me ndeshje që peshojnë sa një sezon i tërë, ku gabimet nuk lejohen më dhe çdo pikë mund të ndryshoi fatin e klubeve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kampionati “Abisnet Superiore” futet në fazën e tij më të nxehtë aty ku java e 33-të vjen me ndeshje që peshojnë sa një sezon i tërë, ku gabimet nuk lejohen më dhe çdo pikë mund të ndryshoi fatin e klubeve.

Tirana-Partizani

Gjithçka nis me zjarr sepse Tirana dhe Partizani zbresin në “Air Albania” për derbin e fundit të këtij edicioni.

Përtej rivalitetit historik kjo sfidë vlen shumë për pozicionet në tabelë dhe moralin e skuadrave përpara fazës finale.

Bylis-Teuta

Një transfertë e vështirë për djemtë e detit në Ballsh,ku mbijetesa dhe stabiliteti jan në lojë.

Egnatia-Vora

Kampionët në fuqi presin Vorën në një duel që premton luftë deri në minutën e fundit.

Vora kerkon pikë për të mos rrezikuar ndërsa Egnatia kërkon të blindoj një vend në katërshe.

Elbasani-Vllaznia

Dy skuadra që e kan prerë biletën për në “Final-Four” por që përplasen në “Elbasan Arena” për prestigj dhe për të përmirësuar renditjen para betejës finale për titullin.

Flamurtari-Dinamo

Në Vlorë luhet një “finale” tjetër,ku blutë e kryeqytetit sfidojnë vlonjatët në një stadium ku pikët jan të mallkuara dhe çdo rezultat mund të jetë vendimtar.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img