Kampionati “Abisnet Superiore” futet në fazën e tij më të nxehtë aty ku java e 33-të vjen me ndeshje që peshojnë sa një sezon i tërë, ku gabimet nuk lejohen më dhe çdo pikë mund të ndryshoi fatin e klubeve.
Tirana-Partizani
Gjithçka nis me zjarr sepse Tirana dhe Partizani zbresin në “Air Albania” për derbin e fundit të këtij edicioni.
Përtej rivalitetit historik kjo sfidë vlen shumë për pozicionet në tabelë dhe moralin e skuadrave përpara fazës finale.
Bylis-Teuta
Një transfertë e vështirë për djemtë e detit në Ballsh,ku mbijetesa dhe stabiliteti jan në lojë.
Egnatia-Vora
Kampionët në fuqi presin Vorën në një duel që premton luftë deri në minutën e fundit.
Vora kerkon pikë për të mos rrezikuar ndërsa Egnatia kërkon të blindoj një vend në katërshe.
Elbasani-Vllaznia
Dy skuadra që e kan prerë biletën për në “Final-Four” por që përplasen në “Elbasan Arena” për prestigj dhe për të përmirësuar renditjen para betejës finale për titullin.
Flamurtari-Dinamo
Në Vlorë luhet një “finale” tjetër,ku blutë e kryeqytetit sfidojnë vlonjatët në një stadium ku pikët jan të mallkuara dhe çdo rezultat mund të jetë vendimtar.
Fatos LAMAJ


