Derbin e kryeqytetit e fiton Tirana. Bardheblutë largohen nga “zona e ftohtë” e rënies nga Superiorja. Partizani, rrezikon seriozisht “Final 4”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana-Partizani 2-1(Shënues: Kreshiç 65′, Alvarez 84’/Hjumën 22′)

Tirana ka arritur një fitore me përmbysje në derbi, 2-1 përballë Partizanit në ndeshjen e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”, ndeshje kjo që u luajt mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Arena Kombëtare” e kryeqytetit.

Një pjesë e pare, e cila foli për të kuqtë, të cilët arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 22-të me anë të Hjumën.

Në pjesën e dytë, e cila kishte një ritëm mjaft të lartë dhe shumë raste shënimi, bardheblutë u shfaqën dominues duke barazuar rezultatin me Kreshiç 65′ dhe firmosën përmbysjen me një gol të bukur të shënuar nga Alvarez 84′ me goditje dënimi.

Një fitore mjaft e rëndësishme për Tiranën, tri pikë të arta për mbijetesë, që për momentin ndodhet në vendin e 7-të me 35 pikë. Partizani ka harruar të fitojë, ndodhet në vendin e pestë me 45 pikë duke rrezikuar seriozisht një vend në “Final 4”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img