Superliga Volejboll Meshkuj-Partizani fiton 3-2 edhe finale e tretë me Skënderbeun dhe shpallet kampion i Shqipërisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani ka fituar edhe finalen e tretë përballë Skënderbeut dhe është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për djem.

Sfida e transmetuar në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar, por pas një beteje që zgjati më shumë se dy orë janë kryeqytetasit ata që festojnë.

Partizani fiton 3-2 ndeshjen, çon në 3-0 serinë e ndeshjeve finale dhe shpallet kampion i vendit për këtë sezon.

Seti i parë është fituar nga të kuqtë 25-16. Korçarët reagojnë në setin e dytë të cilin e fitojnë 27-25. Partizani kalon sërish në avantazh, duke fituar setin e tretë 25-21. Skënderbeu barazon rezultatin, duke fituar setin e katërt 25-16.

Seti final fitohet nga Partizani 15-8. Kryeqytetasit fitojnë gjithë takimin 3-2 dhe shpallen kampionë të Shqipërisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img