Edhe pse ai nuk ka shënuar, shokët e skuadrës e kanë mbrojtur publikisht. Griezmann, Pavard, Mbappé kanë theksuar rëndësinë e sulmuesit në lojën e Francës
Kthimi i Karim Benzema në ekipin kombëtar francez ende nuk është festuar me një gol nga sulmuesi në Kampionatin Europian. Në dy ndeshjet e para të Francës, kundër Gjermanisë dhe Hungarisë, sulmuesi i Realit të Madridit ishte shumë pjesëmarrës në lojën e ekipit, por mungesa e golit, ka rihapur debatin nëse Giroud duhet të luajë në vend të tij, në sulmin e Francës.
Por si siç raporton L’Equipe, Benzema ka besimin e plotë te të gjithë në dhomën e zhveshjes të kombëtares. Edhe pse ai nuk ka shënuar, kanë shënuar shokët e tjerë të skuadrës, të cilët e kanë mbrojtur atë publikisht. Griezmann, Pavard, Mbappé kanë theksuar rëndësinë e sulmuesit në lojën e Francës. Cilësia teknike që Benzema ka, bashkëpunimi që ai ka treguar që kur u kthye në kombëtare, pas gjashtë vitesh mungesë, kanë qenë të mjaftueshme për të gjithë, për të mbështetur vendimin e Deschamps për ta vendosur atë në formacionin fillestar.
Europiani është një nga veprimtaritë që Benzema nuk shkëlqen që nga debutimi i tij në 2008. Në 8 ndeshje që ka luajtur, 2 në 2008, 4 në 2012 dhe 2 në 2021, sulmuesi nuk ka qenë në gjendje të shënojë asnjë gol. Një statistikë shqetësuese për shtypin francez, por jo për ekipin kombëtar, i cili nuk ka dyshuar për asnjë moment në cilësitë e tij.
Por duket se presioni vjen nga jashtë dhomës së zhveshjes franceze, sigurisht që nga shtypi. Ndërkohë që Benzema ka besimin e plotë të Didier Deschamps, i cili nuk ka hezituar për asnjë moment ta kthejë atë në formacionin fillestar dhe të mërkurën mund ta rreshtojë atë kundër Portugalisë. Trajneri francez siguroi se si Benzema edhe Giroud, kanë një përgjegjësi të madhe për golin, por që ai nuk është gjithçka në futboll.