Monday, December 9, 2024

Vllaznia, miqësore të enjten me Sutjesten në Zllatibor. Kuqeblutë rrisin ngarkesat me nga dy seanca stervitore në ditë

Lexo

E marta është dita e tretë stervitore që Vllaznia po kryen në ditët përgatitore të Zllatiborit në Serbi. Prej seancës së parë të zhvilluar të dielen, e hëna dhe e marta janë shoqëruar me nga një rritje të ngarkesës stervitore. Një gjë e tillë është reflektuar me futjen në program të dy seancave stervitore në ditë, paradite dhe pasdite.

Pozitive, sipas stafit mjekësor është fakti se futbollistët po i përballojnë me sukses ngarkesat duke mos pasur shqetësime të aspektit të traumave muskulore, gjë e cila jep garanci për një proçes intensiv edhe në ditët e ardhshme në këtë drejtim. Burime pranë stafit teknik bëjnë me dije se një program i tillë do të vijojë të jetë edhe ditën e mërkurë, ndërkohë që e enjtja do të ketë një zbutje në ngarkesa, pasi drejtuesit kanë planifikuar zhvillimin e një ndeshje miqësore.

Kuqebutë do të kenë si kundërshtar skuadrën malazeze Sutjeska, e cila edhe ajo është e akomoduar në kampingun e Zllatiborit ku po kryen fazën përgatitore. Ky do të jetë testi i parë për skuadrën e drejtuar nga gjermani Brdariç prej ditës që skuadra ka mbërritur në kampingun serb, ndërkohë që një miqësore tjetër u konsumua të shtunën e kaluar me ndeshjen e luajtur në stadiumin e Podgoricës përballë skuadrës malazeze, Buduçnost.

Në ndryshim nga miqësorja e parë, në këtë të dytën që do të luhet në Zllatibor, pritet të aktivizohen edhe lojtarë të tjerë të rinjë që kanë mbërritur për provë në kampin kuqeblu, por edhe mesfushori kukësian Fjoart Jonuzi, i pas rinovimit të kontratës me Vllazninë i është bashkuar skuadrës në kampingun serb ku po zhvillohet faza përgatitore verore.

Sa i përket merkatos, edhe pse gjatë këtyre ditëve u lakuan jo pak emra se pritej të bëheshin pjesë e Vllaznisë, mes të cilëve edhe dy futbollistët e njohur, Bruno Telushi dhe Majkëll Ngo, mësohet se ato kanë vendosur që për sezonin e ri futbollistik të vijojnë bashkëpunimin me skuadra të tjera të kampionatit shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img