(Video) Sinani: “Zero probleme te Vllaznia! Skuadra është e karikuar për fitore ndaj Egnatias”. Të shtunën, ora 19:00, në “Air Albania”-“Final 4”

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Te Vllaznia nuk ka asnjë problem, zero problem, i vetemi shqetësim janë mungesat e Kastratit dhe Bismark të dëmtuar, të cilëve u shtohet edhe Bajrami i skualifikuar me kartonë”.-Kjo është një pjesë e deklaratës së dhënë nga drejtori sportiv i kuqebluve, Vioresin Sinani gjatë konferencës për shtyp dhënë një ditë para ndeshjes me Egnatia, e vlefshme për “Final 4” Abissnet Superiore 2026.

Një deklaratë kjo që vjen pas një opinioni mediatik që humbja e javës së kaluar që Vllaznia pësoi me Dinamon në ndeshjen e parë të “Final 4” ka ardhur si pasojë e problemeve brenda skuadrës, përfshirë edhe atë financiar.

Referuar sfidës së neërme ndaj Egnatias, e cila do të luhet prej orës 19:00 në “Air Albania” të kryqytetit, Sinani, vlerëson kundërshtari, por thekson se Vllanzia kërkon fitoren.

“Është sfidë e vështirë. Egnatia është një ekip që meriton respekt, e njohim për lojën dhe nivelin që ka. Një ekip me shumë emra cilësorë”, u shpreh Sinani.

Mes të tjerash drejtori sportiv vlerësoi se në ndeshjen e dytë nuk mund të bëhen llogari duke i lënë ato për në takimin e fundit. “Unë them se në Final Four janë të gjitha skuadrat e forta. Janë me nivel shumë të mirë. Megjithatë, e vlerësoj Egnatian se është ekip mjaft i fortë dhe meriton respekt. Dëgjoj shumë duke bërë llogari. Bashkë me çunat dhe stafin e kemi diskutuar që kemi këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Pastaj mund të bëjmë llogaritë tona për ndeshjen e fundit. Por e kemi shumë të rëndësishme këtë. Llogaritë nuk na pëlqejnë. Ne duhet të mendojmë tani për lojën dhe besoj që të gjithë çunat e dinë se sa e rëndësishme është kjo sfidë”, tha Sinani.

Në fund drejtori sportiv e mbylli konferencën duke thënë: “Jemi në vend të parë. Jemi dhe dy ndeshje larg fundit të kampionatit dhe do bëjmë çmos për ta mbajtur vendin e parë. Kam thënë në intervistat e mia, që do luftojmë deri në fund për titull. Dhe po luftojmë. Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve”.

(Video) Prononcimin e plotë të drejtorit sportiv të Vllaznisë, Vioresin Sinani, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img