Vllaznia-Egnatia, beteja që vendos fatet e sezonit. “Final 4”, sot, ora 19:00, në “Air Albania”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Egnatia do të hap javën e dytë të fazës “Final-Four” në Abisnet Superiore në një përballje që pritet të ketë ndikim të madh në garën për titullin kampion.

Dy skuadrat do të zbresin në stadiumin “Air Albania” me objektiva të qarta dhe me presionin për të mar maksimumin në një moment vendimtar të sezonit.

Vllaznia kërkon rikthimin te rezultati pozitiv pas humbjes së pësuar ndaj Dinamos në ndeshjen e parë të fazës finale,disfatë që ngushtoi diferencat në renditje dhe rriti rivalitetin për kreun.

Ekipi i drejtuar nga Edi Martini synon të reagoj menjëherë për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit që mungon prej shumë vitesh në Shkodër.

Nga ana tjetër Egnatia vjen në këtë sfidë me moral të lartë dhe me ambicien për të konfirmuar statusin e kampiones në fuqi.

Rrogozhinasit kan treguar stabilitet gjatë gjithë sezonit dhe shihen si një nga skuadrat më të kompletuara të kampionatit,ndërsa një tjetër rezultat pozitiv do ti afronte edhe më shumë me objektivin madhor.

Përballjet mes dy ekipeve gjatë këtij sezoni kanë prodhuar gjithmonë rivalitet dhe spektakël,ndaj edhe këtë herë pritet një ndeshje e luftuar deri në fund.

Me diferenca minimale në tabelë dhe me çdo pikë që mund të rezultojë vendimtare,sfida Vllaznia-Egnatia konsiderohet si një nga duelet më të rëndësishme të këtij sezoni në futbollin shqiptar.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img